Storje

Dy fëmijët e vegjël iu mb ytën në lumë, ç’po ndodh sot me nënën shqiptare në Francë

Familja nga Prizreni prej të cilës hu.mbën jetën dy fëmijët jetonte prej 15 vitesh në qytetin Mont Brison, të Francës. Majda Demiri, 5 vjeç dhe Adil Demiri 2 vjeç hu.mbën jetën tr.agjikisht në lumin, Le Moingt, ditën e mërkurë.

Ngjarja tr.agjike ndodhi para syve të nënës së tyre, 35-vjeçares Arijana Demiri. Pasi pa se 2 fëmijët e saj që po luanin ranë në ujë ajo u fut në lumë, por nuk mundi t’i nxirrte ata jashtë për shkak të dallgëve. Televizioni “T7” i Kosovës ka arritur të kontaktojë familjarët që tregojnë si ndodhi ngjarja.

Pas ngjarjes tr.agjike nëna është shtruar në spital. Sipas familjarëve, ajo është ende është në gjendje kome. Zyra e prokurorit në Saint-Etienne ka nisur hetimet dhe ka urdhëruar autopsinë e dy trupave. Familjen nga Kosova e kanë ngushëlluar Presidenti Hashim Thaci, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe ministri në detyrë i Jashtëm, Behgjet Pacolli.