Sport

Luis Hamilton përplaset fuqishëm me barrierat mbrojtëse (VIDEO)

Piloti i Formula1 Luis Hamilton ka pësuar një aksident gjatë provave zyrtare për çmimin e madh të Belgjikës.

Britaniku humbi kontrollin mbi Mercedesin e tij duke u përplasur fuqishëm me barrierat mbrojtëse, mirëpo fatmirësisht nuk pësoi lëndime.

Mercedes ka konfirmuar se Hamilton, nuk kishte nevojë që të vizitohej nga stafi mjekësor.

“Kam goditur murin, djem. Më vjen keq”, u ka thënë Hamilton ekipit të tij në momentin e aksidentit.