Lajme

Ndodh në Maltë, futbollisti arr estohet brenda fushës së blertë (VIDEO)

Grushtat në fushën e blertë nuk kanë të ndalur.

Ngjarja e shëmtuar vjen nga Malta, aty ku ndeshja e kategorinë së dytë në vend u ndërpre për shkak të dhunës. Protagonist ishte Antoine Camilleri, që pasi u ndëshkua me karton të kuq shpërtheu në kritika dhe grushta ndaj gjyqtarit anësor.

Lojtari i Sannat Lions nuk i mbajti nervat në sfidën e së shtunës kundër Oratory Youths, duke marrë më pas edhe një dënim shembullor.

Camilleri u arrestua menjëherë nga policia vendase, teksa u shpall fajtor në Gjykatë për akuzat e kërcënimit dhe plagosjes së një personi, dhe përdorimit të gjuhës fyese. Ai u dënua me një vit përjashtim nga futbolli, si dhe një gjobë prej 100 euro.