Lajme

Kjo është dera në Reçak që nuk arriti të thyhej asnjëherë nga serbët

Sot 21 vjet masakra e Reçakut zgjoi ndërgjegjen e botës, duke dëshmuar gjenocidin e Serbisë gjatë luftës në Kosovë

Pamjet e kësaj masakre, u shpërndanë gjithandej, pushtuan mediat botërore dhe i dhanë vulë ndërhyrjes së NATO-s.

Ndërsa, sot kur dhimbja e lotët për familjarët nuk kanë shterrur, kur memoriali i 45 viktimave, u nderua nga qindra qytetarë e politikanë, kthehemi pas në kohë.

Një nga fotografitë që bëri jehonë të madhe, ishte edhe ajo e një ushtari serb, i cili godet me këmbë derën e një shtëpie në Reçak, për të vrarë e masakruar.

Ndërsa, në të njëjtin vend, pikërisht më 15 janar, por në vitin 2017, është fotografuar e njëjta derë, e cila nuk ka ndryshuar, madje ka qëndruar e pathyeshme thuajse për dy dekada.