Breaking News

Mediat zvicerane shkruajnë për tre viktimat kosovare, një 35-vjeçar dhe dy fëmijë

Aksident i tmerrshëm automobilistik ka ndodhur afër kufirit zviceran me tre të vdekur ( (12, 18 dhe 35). Viktimat janë një familje shqiptare me vendbanim në Shaffhausen, që po ktheheshin nga Kosova. Vetura e tyre Audi u përplas ballëpërballë me një kamion. Dy pasagjerë e mbijetuan aksidentin

Aksident i tmerrshëm në autostradën gjermane B31 në Meersburg në afërsi të Liqenit të Konstancës, pak para kufirit me Zvicrën. Në një përplasje ballëpërballë me një kamion, tre pasagjerë të veturës vdiqën të premten në mëngjes. Dy të tjerë u plagosën rëndë në aksidentin që ndodhi pak para orës 09.00. Viktimat janë një familje me vendbanim në Shaffhausen që po ktheheshin nga Kosova.

Siç konfirmoi policia gjermane, tre persona me të njëjtin mbiemër të familjes K. kanë humbur jetën në aksident. Njëri prej tyre ishte një shtetas zviceran. Të tre ishin të vendosur në Zvicër, sipas Mark Gmünder, komisioner i policisë në Ravensburg, Gjermani, informon Shtegu.com.

Siç raporton «Bild», vetura me vozitësen 35-vjeçare në timon e humbi kontrollin pak pas Uhldingenit dhe kaloi në korsinë e kundërt. Automjeti i mbushur me pesë udhëtarë u përplas me një kamion që po qarkullonte në mënyrë korrekte.

Sipas informacionit të “LeCanton27.ch”, familja ishte duke u kthyer në Zvicër nga pushimet në Kosovë. Familja vjen nga fshati Rahovicë në Ferizaj.

Sipas policisë, një djalë dymbëdhjetëvjeçar dhe një person 35-vjeçar vdiqën në vendin e aksidentit. Pasagjeri 18-vjeçar i plagosur rëndë u soll në spital me helikopter, ku vdiq menjëherë pas pranimit, informon më tej Shtegu.com.

Vozitësja e Audi dhe një vajzë njëmbëdhjetëvjeçare në ulësen e pasme, pësuan lëndime të rënda. Ato është dashur të liroheshin nga rrënojat me ndihmën e zjarrfikësve duke përdorur pajisje hidraulike. Policia zvicerane u erdhi në ndihmë kolegëve gjermanë me një helikopter për të shpëtuar viktimat. Vozitësja është në gjendje kome. Vozitësi i kamionit kaloi me lëndime të lehta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *