Breaking News

E rëndë/ 20-vjeçarja shqiptare braktis shtëpinë e burrit, gjendet e varur në degën e lisit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e fshatit Poliqkë të Kamenicës. Mësohet se në këtë zonë, është konstatuar një trup i pajetë. Konkretisht rreth orës 16:45 është gjetur e varur në degën e një lisi Arbesa Musliu, e cila dyshohet se ka var veten.

Bëhet me dije se 20-vjeçarja është larguar nga shtëpia e burrit dhe pas kërkimit nga familjarët e saj, është gjetur në një distancë rreth 300 metra larg shtëpisë. Ndërkohë Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, ndërsa kryeprokurori i Jetish Maloku deklaron se motivet e tragjedisë nuk dihen ende.

Jetish Maloku tha:

Mund ta konfirmoj si rast. Víktima dyshohet se është vetëvrárë. Janë duke u bërë hetimet, ndërsa trupi i pajetë i víktimës është gjetur nga familjarët dhe më pas është dërguar në IML për obduksion. Ende nuk dihen motivet e këtij rasti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *