Lajme

Humb jetën një punëtor i EVN-së në Xhepçisht

Një punonjës i kompanisë EVN sot rreth orës 9:30 ka humbur jetën në fshatin Xhepçisht të Tetovës.

“Në SPB Tetovë rreth orës 9:30 punonjësi i EVN ka den*oncuar se kolegu i tij 43 vjeçar duke kryer intervenim, përkatësisht heqjen e defektit ka rënë dhe ka ndërruar jetë”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë.

Ai tha se është thirrë ndihma e shpejtë dhe nga mjeku është konstatuar vd*ekja.

Për këtë ngjarje është njoftuar pro*kurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.