Lajme

Ziadin Sela thirrje për të votuar Albin Kurtin në zgjedhjet e 6 tetorit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot në një status të tij në Facebook ka shkruar për mbështetjen që duhet populli i Kosovës ti jep Albin Kurtit. Sipas Selës me votën për Kurtin, nuk e përkrahni Kurtin por ndryshimin dhe shpresën për shqiptarët.”Shkenca përparon pas çdo funerali.”Është shprehje e famshme e fizicentit nobelist gjerman, Max Planck. Me këtë ai nënkuptonte se vetëm kur një gjeneratë largohet vijnë në shprehje teori të reja të cilat çrrënjosin të vjetrat dhe natyrisht sjellin zhvillim. Kështu ndodh me shkencën dhe shkencëtarët, kështu ndodh në jetë, në mes prindërve dhe fëmijëve! Politika nuk bën përjashtim nga ky rregull. Me fjale të tjera, elemnti bazë i çdo demokracie të konsoliduar është, NDRYSHIMI!

Nqs nuk ndodh ndërrimi i konceptit politik që qeverisë demokracia shëndërrohet në monizëm funksional me një sistem pluripartiak që shërben vetëm për dekor. Pasojat patjetër se do të jenë, kapja e shtetit, jo transparenca , politizimi i gjyqsorit, mungesa e sigurisë, korrupsioni degradimi i arsimit dhe shëndetsisë, klientelizmi, shthurja e shoqerise, zhgënjimi, pesimizmi, vrasja e shpresës- migrimi.

Ndryshimi nga ana tjetër e sjell në shprehje llogaridhenien, vendos përpara përgjegjsisë ata që kanë abuzuar me pushtetin në të kaluarën dhe jep mesazh për të gjithë ata pushtetarë që do guxojnë në të ardhmen, bën që të ndjehen të përfaqsuar edhe ajo shtresë e popullit që deri dje ka qenë e papërfaqsuar, kthen shpresën.

Ne shqiptarët kemi nevoj për ndryshim, Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut gati 18 vite jetojnë në monizëm, të pashpresë me shkolla që zbrazen çdo ditë me të rinjë që marin rrugën e mërgimit… Shqiptarët në Kosovë në zgjedhjet e 6 tetorit janë përpara mundësisë për të sjellë ndryshimin, për ta bërë Kosovën më të lirë, më demokratike më të drejtë, më normale. Unë skam dilemë se Albin Kurti dhe Vetvendosja mund ti ofrojnë Kosovës (dhe jo vetëm)shumë më shumë nga çka kam shkruar më sipër, por kjo sështë në dorën e Albinit tanimë. Është ne dorën tuaj ta përkrahni atë më 6 Tetor. Në fakt jo atë por NDRYSHIMIN dhe SHPRESËN për shqiptarët” ka shkruar kreu i ASH-së, Ziadin Sela.